Gold AG lanson këngën “Prej Shqipnie”

Mediale Vip

Gold AG lanson këngën “Prej Shqipnie”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Gold AG dhe Çun Lajçi

Gold AG sapo ka sjellë një tjetër këngë të re, në vargun e projekteve që i ka paralajmëruar për muajin nëntor.

“Prej Shqipnie”, mban titullin kënga e re e Goldit, e cila erdhi e vizualizuar edhe me klip dhe pjesë e tij është edhe Çun Lajçi.

Ky i fundit madje ka recituar edhe disa vargje në këtë këngë, ndërsa për orkestrimin u kujdes Fatos Canolli.

Ashtu sikurse pothuajse të gjitha projektet tjera, edhe tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e punoi vet Goldi.

Videoklipi i këngës “Prej Shqipnie” u punua nga Urban Graphics. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat