Gati për të festuar, Rita shkëlqen në imazhin ku shfaqet mes dhomës plot dhurata

Mediale Vip

Gati për të festuar, Rita shkëlqen në imazhin ku shfaqet mes dhomës plot dhurata

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:25
Rita Ora

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me këtë datë mbush 30 vjet.

Artisten e kanë uruar shumë prej miqve e bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa mbrëmjen duket se e rezervoi për të festuar me më të dashurit e saj.

Ishte nëna e Ritës, Vera, ajo e cila postoi një fotografi të këngëtares, teksa shihet e veshur me pantallona të zi prej lëkure dhe këmishë gri.

Rita dukej për mrekulli teksa pozoi në dhomën e mbushur përplot me balona, ndërsa në një kënd shihen edhe dhuratat e shumta që mori për ditëlindje.

“Mama mia!!! Urime ditëlindjen Rita Ora”, shkruan e ëma e Ritës, pranë fotos ku artistja duket mahnitëse.

Kujtojmë se po në këtë ditë, këngëtarja ndau fotosesionin që e realizoi për “Numero Berlin”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat