“Kërcënohet” Jamie Dornan

Mediale Vip

“Kërcënohet” Jamie Dornan

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:29
Jamie Dornan dhe Dakota Johnson

Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film i cili çmendi botën pesë vite më parë.

Jamie Dornan, në rolin e Christian Grey, u kthye në idhullin e çdo femre dhe madje nga nga ata persona që janë përfshirë aq shumë në historinë e filmit, saqë mendojnë se Jamie dhe Christian janë i njëjti person edhe në jetën reale.

Siç aktori ka treguar në një intervistë për “Variety”, dikush e kishte habitur shumë me veprimin e tij ndaj Dornan.

Një fans besonte verbërisht se Jamie dhe Dakota kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike me marrëdhënie seksuale.

Madje, fansi i kishte dërguar Jamie-t një foto të një fëmije, që sipas fansit ishte i aktorit. Për më tepër, ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së Jamie-t.

 “Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit. Ishte e çuditshme”- ka treguar aktori.

Dornan është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, ndërsa e ka sqaruar gjithmonë se ai dhe Dakota Johnson janë vetëm miq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat