Jamie Dornan rrëfen pasojat e rolit si 'Christian Grey'

Mediale Vip

Jamie Dornan rrëfen pasojat e rolit si 'Christian Grey'

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Jamie Dornan

Jamie Dornan po tregohet i sinqertë në lidhje me vlerësimet që mori për rolin e tij më të famshëm, në Fifty Shades of Grey.
Ai u shpreh për Vairety, se zakonisht nuk u kushton rëndësi kritikave, por në vitin 2015 kur u lançua filmi i parë, ato ishin të pashmangshme.
 
"Kam kaluar një fazë të keqe me Fifty Shades duke lexuar komente shumë të këqija, disi dhe qesharake." 
Jamie tha se së fundmi ka marrë një email nga një person, gjatë karantinës, me foto të një fëmije të panjohur për të. Ky person i panjohur pretendonte se fëmija ishte i Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. "Po përpiqej të thoshte se e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit, ishte shumë e çuditshme."

Jamie Dornan është i martuar me Amelia Warner prej 7 vitesh, si dhe kanë tre fëmijë bashkë, Dulcie 7-vjeç, Elva 4 dhe Alberta 1 vjeç.

Gjithashtu Dornan ka shfaqur hapur dhe pakënaqësitë personale që kishte në lidhje me rolin si Christian Grey, duke thënë se nuk ngjason në asnjë vend me atë lloj karakteri, madje as tek veshja. Ai u shpreh se nuk ndihet fare rehat i veshur me kostum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat