Vijnë me një super bashkëpunim dy motrat Muja

Mediale Vip

Vijnë me një super bashkëpunim dy motrat Muja

Nga: Maksim Gjokaj Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:41
Ela Muja, Anila Muja.

Pak më parë dëgjuam se këngëtarja Ela Muja do të rikthehej në skenë, madje me një bashkëpunim që tashmë ka ardhur me motrën e saj Anila Muja.

"Kce moj çike" kështu quhet bashkëpunimi i tyre shumë interesant ku kanë gërshetuar bukur rrymën folk me atë rep, e jo vetëm kaq, motrat vijnë dhe në paraqitje më të forta se kurrë.

Kënga me video klip nga Black Fish Entertainment ka nisur të pritet e të dëgjohet mjaft mirë e ka si producent hitbërësin e njohur Genc Prelvukaj.

Të dyja motrat kanë pasur dhe më herët duete por edhe këngë solistike por ky bashkëpunim duket se ju shkon shumë e për tu bindur në këtë që po ju themi mjafton që ta klikoni e ta dëgjoni këngën e tyre më të re "Kce moj cike" në kanalin youtube.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat