Labi ndihmon me oksigjen Spitalin e Gjakovës, por shkel ligjin duke u futur në dhomë tek pacientët me COVID

Mediale Vip

Labi ndihmon me oksigjen Spitalin e Gjakovës, por shkel ligjin duke u futur në dhomë tek pacientët me COVID

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se sot ishte në Spitalin e Gjakovës, ku fondacioni i tij, në mungesë të oksigjenit në këtë spital, ka dhuruar aparaturat e para për prodhimin e oksigjenit.

Ai ndër të tjera ka shkruar se në këtë spital ka vizituar edhe disa pacientë, duke lënë të aludohet se bëhet fjalë për pacientë të infektuar me Covid-19.

“Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).
Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë!
Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.
Vazhdojmē në Komuna të tjera!”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari në postimin e tij ku ka ndarë edhe shumë fotografi me stafin mjekësor.

Image

Ndryshe, këngëtari dhe ish-deputeti disa herë ka deklaruar se nuk beson në ekzistencën e Covid-19. Për këtë çështje dhe për të kundërshtuar masat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, ai ka organizuar edhe protesta.

Labi ka paralajmëruar se me aparatura për prodhimin e oksigjenit do të ndihmohen edhe spitalet tjera rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat