Floarta Sejdiu rikthehet në skenën muzikore me këngën e re “Se ke ditë”

Mediale Vip

Floarta Sejdiu rikthehet në skenën muzikore me këngën e re “Se ke ditë”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Floarta Sejdiu

Floarta Sejdiu është një këngëtare, e cila karrierën e saj e nisi si fëmijë.

Ajo ka kënduar rreth viteve 2005-2006, kur ishte shtatë vjeçare dhe paraqitej në festivalet e fëmijëve.

Disa nga këngët e saj të njohur si fëmijë ishin: “Jemi dy motra”, “Kam një mace dhe qenush”, “Daci”, “Në shkollë kur shkova kukullën e harrova”, etj.

Tani ajo është gati për të filluar karrierën e saj si këngëtare e rritur, duke publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Se ke ditë”.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur reperi Elinel.

Ndërkohë, klipi është realizuar nga produksioni i njohur kosovar, EnterMedia.

Fansat e dikurshëm kanë shprehur entuziazëm për rikthimin e Floartës në skenën muzikore duke treguar mbështetje të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat