Pas dy çmimesh si ‘mashkulli më seksi në botë’, dëshiron dhe një të tretë

Mediale Vip

Pas dy çmimesh si ‘mashkulli më seksi në botë’, dëshiron dhe një të tretë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
George Clooney

Kur bëhet fjalë për mashkullin më seksi në botë, në mendje të vjen George Clooney. Aktori i njohur, 59 vjeç, së fundmi është përfolur për rolin e tij në 'The Midnight Sky'.

Image

I ftuar në ‘The Jess Cagle Show’, Clooney flet për titujt e tij të lakmuar, si producent, regjisor dhe aktor, si dhe për interesin që ka për të fituar çmimin, si 'mashkulli më seksi në botë', për herë të tretë.

Image

Ai e ka fituar çmimin për herë të parë në 1997 dhe të dytin në 2006-ën. Pas pyetjes, nëse do të zgjidhte çmimin si ‘mashkulli më seksi’ apo një çmim ‘Oscar’, përgjigja e tij ishte:

Image

"Unë jam duke e lobuar për të tretën herë, pasi askush nuk ka fituar kurrë tri çmime", - tha George në formë shakaje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat