Flitet se kënga “Dorothea” nga Taylor Swift është dedikim për Selena Gomez

Mediale Vip

Flitet se kënga “Dorothea” nga Taylor Swift është dedikim për Selena Gomez

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Selena Gomez dhe Taylor Swift

Taylor Swift ka ngjallur spekulime se kënga e re e saj “Dorothea” është dedikim për Selena Gomez.

Ky projekt muzikor është pjesë e albumit “Evermore”, që u lansua më 11 dhjetor të këtij viti, shkruan Daily Mail.

Në rrjet tashmë po qarkullojnë spekulime se disa nga vargjet e saj, janë dedikim për persona të caktuar.

Ndërkohë, “Dorotha” ishte emri i Selenës në një film që ajo kishte luajtur vite më parë.

Por, kjo nuk është hera e parë që po flitet për artisten, pasi ditë më parë flitej se ajo është martuar në privatësi.

Të gjitha këto, erdhën si pasojë e teksteve të saj në albumin e ri, i cili po dëgjohet në masë të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat