Yll Limani dhe modelja e njohur ngacmojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale

Mediale Vip

Yll Limani dhe modelja e njohur ngacmojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:52
Yll Limani

Jo shumë kush i ka vërejtur ngacmimet që kanë bërë mes njëri-tjetrit dy emrat e njohur të estradës shqiptare.

Artisti i njohur, Yll Limani dhe modelja Dajana Kalo, në rrjetin social Instagram kanë filluar të ndajnë komente në fotografitë e tyre.

Në një fotografi të publikuar modelja, në përshkrim ajo shkruajti nëse dikush dëshiron të dijë ndonjë sekret për të.

I pari që tregoi interesim ishte padyshim Ylli, kurse përgjigjja e Dajanas ishte se pret që të martohet.

Nuk i dihet ende nëse dyshja kanë filluar romancë mes tyre, por mesazhet e koduara mes tyre nuk kanë të ndalur.

Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e vetme, pasi këngëtari duket të jetë aktiv në komentimin e postimeve të zeshkanes.

Dajana përndryshe u vu në pah të syve të publikut përmes pjesëmarrjes në klipin e këngë “Zili Zili”, e interpretuar nga Dafina Zeqiri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat