Prona e Michael Jacksonit shitet për 22 milionë dollarë

Mediale Vip

Prona e Michael Jacksonit shitet për 22 milionë dollarë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Prona e Michael Jacksonit shitet për 22 milionë dollarë

Rançi “Neverland”, që ishte në pronësi të yllit të popit, Michael Jackson, raportohet se i është shitur një investitori miliarder për 22 milionë dollarë.

Prona e shitur ndodhet në Los Olivos të Kalifornisë dhe raportohet se është blerë nga Ron Burkle, që ka qenë shok i Jacksonit, shkruan BBC.

Në vitin 2015, rançi që ka 1.100 hektarë ishte vënë në shitje fillimisht me çmim prej 100 milionë dollarësh, por në fund u shit me çmim shumë më të ulët.

Jackson e kishte blerë këtë pronë për 19.5 milionë dollarë dhe ia kishte vënë emrin sipas një ishulli të imagjinuar, ku fëmijët nuk rriten kurrë.

Në vitet e nëntëdhjeta dhe në fillim të shekullit të ri, Neverland u bë qendër e disa hetimeve për dyshimet rreth sulmit seksual ndaj fëmijëve, për të cilat dyshohej Michale Jackson.

Kjo pronë ka marrë emër të ri – Sycamore Valley Ranch – dhe i është nënshtruar rizhvillimit të gjerë që nga vdekja e yllit të popit.

Personi që e bleu këtë pronë ka pasuri të përgjithshme prej 1.4 miliard dollarësh, sipas revistës amerikane për biznes, “Forbes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat