Jennifer Lopez emocionohet gjatë koncertit festiv, e tradhtojnë lotët

Mediale Vip

Jennifer Lopez emocionohet gjatë koncertit festiv, e tradhtojnë lotët

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:20
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez u emocionua në skenë, ndërsa kujtoi jetët e humbura në vitin 2020 si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa performonte drejtpërdrejt nga “Times Square” në natën e Vitit të Ri në kuadër të programit festiv të ABC-së “Rockin Eve”, këngëtarja 51 vjeç, bëri një pushim pasi interpretoi këngën e saj më të re "In The Morning" për të reflektuar për atë që ndodhi më 2020.

"2020-a ka mbaruar pothuajse. Ne ia dolëm, ne ia dolëm”, tha ajo, përcjell Yahoo!entertainment të premten.

Ajo shtoi se njerëzit duhet të jenë të lumtur, bazuar në atë që përjetoi bota në 10 muajt e fundit.

"Nëse ky vit na mësoi ndonjë gjë, na mësoi të jemi mirënjohës për atë që kemi, të çmojmë çdo moment", tha ajo, para se lotët të fillonin t’i rridhnin nga sytë. "Kemi humbur shumë. Shumë, shumë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat