Vdiq aktori John Reilly në moshën 86-vjeçare

Mediale Vip

Vdiq aktori John Reilly në moshën 86-vjeçare

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:09
John Reilly

Aktori veteran John Reilly më së miri i njohur për portretizimin e Sean Donelyt në serinë “General Hospital”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e tij Caitlin Reilly përmes një mesazhi prekës, ku e quajti atë “personin më të mirë në botë”.

Aktorja dhe ylli i rrjeteve sociale e postoi një fotografi në Instagram të shoqëruar me mbishkrimin: “John Henry Matthew Reilly ndryshe i njohur si Jack. Drita më e ndritur në botë është shuar. Imagjinojeni personin më të mirë në botë, dhe pastaj imagjinojeni që ai person të jetë babai juaj. Jam shumë mirënjohëse që ai ishte prindi im. Jam falënderuese që pata mundësi ta dua gjithë këto vite. Gjithashtu jam falënderuese që pata rastin të kthehem në kohë për ta përqafuar dhe për t’i thënë lamtumirë. Sinqerisht nuk e di çfarë do të bëjë pa të, por e di se do të jetë gjithmonë me mua. Të dua përgjithmonë babai”.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së aktorit, rrjetet sociale janë pushtuar me mesazhe ngushëlluese nga adhuruesit, miqtë dhe aktorët e Hollywoodit, përfshirë këtu kolegët nga seria “General Hospital”.

John, e filloi karrierën e tij në vitet ’60 me role në seri televizive, si “Gunsmoke” dhe “Death Valley Days”, dhe në vitin 1974 ai e zëvendësoi aktorin John Colenback në rolin e doktorit Dan Stewart në serinë “As the World Turns”.

Ai ka luajtur edhe në projektin e njohur amerikan “General Hospital”, nga viti 1984 deri më 1995, duke e shënuar rikthimin e tij në këtë serinë në vitin 2013.

Reilly po ashtu ka pasur role në filma të tillë si, “The Main Event” dhe “Gorp”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat