Reagimi i Leos kur sheh Dua Lipën nuk duhet humbur!

Mediale Vip

Reagimi i Leos kur sheh Dua Lipën nuk duhet humbur!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:26
Dua Lipa, Chiara Ferragni

E dimë të gjithë tashmë se fashionistja italiane Chiara Ferragni dhe Dua Lipa janë shoqe të mira. Shpeshherë ato i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa, teksa nuk mungon as mbështetja që i falin njëra-tjetrës rreth projekteve të ndryshme.

Madje në muajin gusht të vitit që lamë pas, bëri goxha bujë urimi i Chiara për ditëlindjen e Duas. Në një foto me të të publikuar në Instagram, ylli italian shkruante: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve, dy gocat nuk i kemi parë më në shoqërinë e njëra-tjetrës, por postimet e ëmbla në Instagram nuk mungojnë. I tillë ishte edhe ky i sotmi. Fashionistja ka ndarë një video të Leos i cili po qëndron me Fedez, teksa në ekran shfaqet kënga e Duas “Don’t start now”.

Menjëherë, Leo e ka njohur artisten shqiptare, duke thënë “Është shoqja e mamit!” Ky veprim ka shkaktuar të qeshura tek çifti teksa Chiara nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj duke i bërë tag edhe Duas, e cila e ka rishpërndarë në profilin e saj.

Kujtojmë se çifti italian shumë i dashur për publikun, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia. Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Fansat kanë nisur të vrasin mendjen për emrin që dyshja do t’i vendosë të voglës. Megjithëse s’kemi asnjë deklaratë nga Chiara dhe Fedez, fansat e kanë gati një emër për ta! Emri më i votuar prej tyre është Aurora, por nëse çifti nuk bie dakord, kanë edhe dy opsione të tjera: Peppina dhe Genara.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat