Cila është vajza e “preferuar” dhe cila e kupton më mirë Caitlyn Jenner?

Mediale Vip

Cila është vajza e “preferuar” dhe cila e kupton më mirë Caitlyn Jenner?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:08
Cailtyn Jenner

Cailtyn Jenner është tepër e lidhur me të dyja vajzat, mirëpo si çdo prindi, edhe asaj i është bërë pyetja e famshme “Cilën prej të dyjave preferon më shumë?”

Caitlyn ka zgjedhur Kylien si vajzën e cila e kupton më mirë dhe ka marrëdhënie më të ngushtë.

71-vjeçarja u shpreh në “The Skinny Confidential Him” poadcast se ka shumë gjëra të përbashkëta me Kendall-in gjithashtu, por ajo tregohet paksa e rezervuar.

Ndërsa 23-vjeçarja Kylie e pret gjithmonë me krahët hapur dhe çdo dy javë Caitlyn shkon për të darkuar tek vajza e saj.

Ato rrëmbejnë nga një gotë verë dhe bisedojnë me orë të tëra si dy shoqe të ngushta.

“Unë darkova mbrëmë në shtëpinë e Kylie-t. Një herë në dy javë unë shkoj atje dhe ajo gjithmonë ka përgatitur ushqime të shkëlqyera. Kylie, dhe unë, askush përreth … Kemi një gotë verë dhe flasim për gjëra, për këtë dhe atë. Dhe kështu nga ai këndvështrim, ne jemi shumë më të afërta”- tregoi Caitlyn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat