“Gjithçka filloi kur i thashë se doja të divorcohesha”- Aktorja e njohur akuzon bashkëshortin për dhunë në familje: Më rrahu, pështy dhe …

Mediale Vip

“Gjithçka filloi kur i thashë se doja të divorcohesha”- Aktorja e njohur akuzon bashkëshortin për dhunë në familje: Më rrahu, pështy dhe …

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:53
Christina Ricci dhe James Heerdegen

Christina Ricci ka akuzuar bashkëshortin e saj, James Heerdegen për dhunë në familje.

Aktorja e njohur tregoi në gjykatë se “u gjend e bllokuar në një shtëpi me një abuzues të dhunshëm” gjatë izolimit për shkak të pandemisë.

40 vjeçarja tha se Heerdegen e ka sulmuar në shumë raste, sipas TMZ, duke i shkaktuar frikë për sigurinë e saj dhe të djalit të tyre gjashtë vjeçar, Freddie.

Heerdegen është urdhëruar nga gjykata të qëndrojë të paktën 90 metra larg aktores dhe djalit të tyre, si edhe të mos mbajë asnjë kontakt me ta.

Christina Ricci rrëfeu se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në vitin 2013, filloi ta dhunonte pasi në dhjetor 2019 i kërkoi të divorcoheshin.

Aktorja tregoi se ai e rrahu, pështyu dhe filloi ta tallte.

Ajo u shpreh se pandemia ngadalësoi procesin e divorcit dhe Heerdegen filloi ta dhunonte sërish gjatë kësaj periudhe.

Ricci paraqiti në gjykatë fotografi të mavijosjeve dhe dëmtimeve që sipas saj janë rezultat i sulmeve të Heerdegen ndaj saj.

Gjithashtu aktorja rrëfeu se Heerdegen e kishte kërcënuar se do ta vriste, kur i tha: “E vetmi rast kur do më vinte keq për ty është nëse do coptoheshe në copa të vogla”, dhe ajo më pas fshehu thikat dhe sendet e mprehta në shtëpi.

Larry Bakman, i cili është avokati i Heerdegen, tha se klienti i tij ‘padyshim i mohon të gjitha pretendimet e abuzimit të bëra nga Ricci,’ raportoi TMZ.

Ricci gjithashtu i ka kërkuar gjykatës të bllokojë përpjekjet e mundshme të Heerdegen për ta ‘poshtëruar dhe turpëruar’ atë me audio dhe video që grumbulloi gjatë marrëdhënies së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat