Na paska shpëtuar! Gigi Hadid e ka zbuluar emrin e së bijës në këtë foto, muaj më parë

Mediale Vip

Na paska shpëtuar! Gigi Hadid e ka zbuluar emrin e së bijës në këtë foto, muaj më parë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 07:24
Gigi Hadid

Gigi Hadid ndryshoi bion e Instagramit të saj pak ditë më parë, kur shtoi "mami i Khai", duke zbuluar në këtë mënyrë emrin e së bijës, 4 muaj pasi e kishte sjellë në jetë. Por, ajo që na kishte shpëtuar është se supermodelja e kishte zbuluar emrin e bebushes së saj muaj më parë.

Fansat me sy të mprehtë e kanë pikasur emrin e Khai-t në një foto të publikuar në Instagramin e Gigi-t në nëntor të vitit 2020, që do të thotë se ajo e zbuloi emrin e vajzës së saj para 2 muajsh, thjesht ne nuk ishim aq të vëmendshëm sa ta kuptonim.

Më 22 nëntor, 25-vjeçarja ndau në rrjetet sociale një seri fotografish nga jeta në shtëpi me vajzën e saj të vogël. Në një prej fotove që tregon zbukurimet e festave - emri i Khai-t mund të shihet në një kovë nën pemën e Krishtlindjes.

"Unë e shoh emrin e Khai në foton e fundit", komentoi një fans mbi postimin.

Siç dihet, Gigi dhe Zayn kanë qenë shumë mbrojtës ndaj vajzës së tyre. Ata kanë publikuar fotografi të vogëlushes, por nuk ia kanë zbuluar fytyrën në kamera, duke ruajtur privatësinë e saj.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat