Dua Lipa paralajmëron projektin e ri muzikor, pas suksesit të bujshëm të “Levitating”

Mediale Vip

Dua Lipa paralajmëron projektin e ri muzikor, pas suksesit të bujshëm të “Levitating”

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Dua Lipa

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë po pushton tregun ndërkombëtarë përmes muzikës së saj.

Ajo që kohë më parë ka dëshmuar se di të marrë vëmendje, përfshirë këtu edhe me postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Por, në një imazh të fundit në Instagram, Dua është shfaqur nga një skenë e këngën “Levitating”, derisa feston suksesin e saj.

Ndërkaq, zeshkania pas kësaj ka bërë të ditur për fansat se së shpejti do të lansojë edhe projektin e ri muzikor.

“Levitating është në top pesëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kënga e re së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se para disa ditësh, edhe kënga “One Kiss” me Calvin Harris arriti 700 milionë shikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat