“Unë grabita Kim Kardashian-in”! Hajduti 67-vjeçar rrëfen ngjarjen spektakolare të 2016-ës

Mediale Vip

“Unë grabita Kim Kardashian-in”! Hajduti 67-vjeçar rrëfen ngjarjen spektakolare të 2016-ës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:20
Kim Kardashian, Yunice Abbas

“Unë grabita Kim Kardashian-in” është libri i 67-vjeçarit që pritet të dalë në gjyq për vjedhjen spektakolare të yllit ndërkombëtar, ndodhur vite më parë. Nga njëra faqe në tjetrën, i moshuari rrëfen ngjarjen e bujshme, teksa nuk kursen as detaje nga historia e jetës së tij personale, ndër dekada.

“Gjithçka shkoi mirë”, shprehet Yunice Abbas, një nga 12 të arrestuarit për vjedhjen e bizhuterive të Kim-it, teksa kjo e fundit gjendej në një rezidencë luksoze në Paris, ku do të merrte pjesë në 2016 Fashion Week. Siç edhe titulli i librit e bën mëse të qartë, Abbas nuk ka në plan të kundërshtojë akuzat kundër tij në gjyq, që pritet të zhvillohet këtë vit.

Grabitja në fjalë ishte më e madhja, e kryer ndaj një individi në Francë përgjatë dy dekadave. Rreth 9 milionë € euro! Shumica e sendeve personale të Kardashian-it nuk u gjetën kurrë. Policia mundi të shpëtonte vetëm një kryq të mbështjellë me diamant, të cilit Abbas-it i ra gjatë çasteve të arratisë me biçikletë.

Më 3 tetor të 2016-ës, ai dhe 4 burra të tjerë, të moshës 60-72-vjeçare do të hynin në rezidencën e Kim-it rreth orës 2:30 të mesnatës. Kardashian rrëfeu se njëri prej tyre, i cili mbante veshur një xhaketë e lidhi me një kabllo plastike dhe i vendosi shirit ngjitës, përpara se ta detyronin të futej në vaskë.

Abbas tregon se e gjithë ngjarja u zhvillua shpejt dhe përfundoi pa asnjë problem.

“Mbaruam punë shpejt, ndoshta pesë, gjashtë, shtatë minuta. Kim dorëzoi bizhuteritë pa rezistencë”, tha ai.

Por ai ishte i fundit që u largua nga vendi i krimit dhe teksa doli jashtë, e gjeti veten ballë për ballë me një patrullë policie.

“Po mbyllja derën dhe ata më panë, kështu që dhashë një shenjë të vogël, si një përshëndetje,” tha ai. “Dukesha i qetë, të paktën u përpoqa dhe funksionoi”.

Pasi kaloi 22 muaj pas hekurave, një gjyqtar e liroi atë për arsye shëndetësore dhe Abbas tanimë shpreson që juria të tregohet bujare me të, pasi ai i është nënshtruar një operacioni në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat