Rita Orës i ndodh e papritura

Mediale Vip

Rita Orës i ndodh e papritura

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Rita Ora

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto periudhë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund.

Ajo fitoi edhe“çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, Ëilliam Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.

Thyerja e rregullave të pandemisë, duket se i ka kushtuar Ritës goxha shtrenjtë edhe sa i përket rrjeteve sociale. Rita ka humbur më shumë se 300 mijë ndjekës në Instagram pas 2 skandaleve, që bënë bujë të madhe. Siç duket fansat e kanë pasur të vështirë të pajtohen me këtë sjellje të saj, ndaj kanë vendosur të braktisin profilin e këngëtares.

Gjithashtu së fundmi për këtë arsye, Rita u përjashtua nga programi “The Masked Dancer”, në të cilin ishte pjesë e jurisë. Sipas një burimi për “The Sun” këngëtarja ka kohë që është larguar nga programi dhe emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara, sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat