Florat Qerimi, talenti i repit shqitaro-zviceran

Mediale Vip

Florat Qerimi, talenti i repit shqitaro-zviceran

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:14
Florat Qerimi

Quhet Florat Qerimi dhe ka lindur më 30 korrik 1997 në Muri AG në Zvicër, dhe falë talentin të tij në muzikë është një reper dhe prodhues i hiteve në gjuhën shqipe por dhe atë gjermane. Florati është bashkëthemelues i labelit "MRM" në Zvicër. Por nëse kthehemi në historinë e familjes së tij kujtojmë se ka qenë gjyshi i reperit që kishte shkuar të punonte në Zvicër në vitin 1971, e më pas në vitin 1990 ka pasur mundësinë që të tërhiqte atje dhe familjen e Floratit dhe një pjesë të madhe të familjes.

Megjithëse Florati lindi në një pjesë problematike e jo të mirë të Zvicrës, në rrugën e famshme për krime e tjera siç ishte Klosterfeldstrasse, ai u distancua nga shoqëria aty duke ndjekur pasionin e tij për futbollin dhe më vonë artet marciale, duke zgjedhur të rrinte larg telasheve dhe problemeve. Por talenti i tij për muzikën e konkretisht për repin duke u ushqyer me legjendat si Tupac Shakur  dhe 50 Cent, e më pas edhe me artistët e R&B si Chris Brown etj, ishin në fillim idhuj e më pas frymëzim për të. 

E kështu kur ai ishte fare i ri në një ditë të bukur me miqtë e tij në makinë nisen rimat dhe tekstet e repovatja flesh që nisen të pëlqehen sidomos nga miqtë e tij përreth, deri në idenë për të krijuar labelin e repit me emrin "MRM" ( More Money). Dhe studio e djelmoshave plot pasion u ngrit në bodrumin e një blloku apartamentesh dhe u përdor për të krijuar muzikë duke lindur këngët e para si: "Vi me Benzo" dhe " Komm mit" të cilat më pas u finalizuan në dorën e DJ A-Boom. E pikërisht përmes  DJ A-Boom ( i cili ka prodhuar shumë hite për artistë të njohur si:Noizy, Era Istrefi ) reperi Florat ra në kontakt me industrinë e muzikës në mënyrë profesionale.

Suksesin e madh Florati e preku me dy hitet e tij "Vi me benzo" dhe " Komm mit" prodhim i Dj A-Boom ku numërojnë afër 1 milion shikime secila e ku ishte një super arritje për një artist nga Zvicra por me origjinë nga Kosova i cili sapo kishte filluar, apo kënga " Eja me mua" që vetëm për një muaj arriti gjysë milion shikime. Artisti zvicerano-shqiptar ka dhënë koncertin e tij të parë më 8 Qershor 2019-të në Oberhausen- Gjermani  e ku në atë natë performonte edhe e ylli shqiptar Tayna, e ku mbi 3 mijë ishin mysafirë në një super koncert organizuar nga Plisat Events.

E për artistin e ri kjo ishte një super arritje e ku mediat e gazetat kosovare shkruan për të si dhe klubet e njohura në Kosovë dhe Diasporë luajnë këngët e tij. E ky artist do të ketë vërtet super të ardhme me labelin e tij ku merr pjesë, por dhe me talentin e tij dhe projektet që do të vijnë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat