Këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në top 5 më të mirat në “Spotify”

Mediale Vip

Këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në top 5 më të mirat në “Spotify”

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:51
Dua Lipa dhe Rita Ora

Artistët shqiptare me famë botërore vazhdojnë me suksese të njëpasnjëshme.

Edhe pse Dua Lipa ka qenë më aktive sa i përket projekteve muzikore, edhe Rita Ora ka arritur të debutoj.

Platforma më e madhe muzikore në botë “Spotify” ka renditur këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në Top 5 këngët e reja më të mira.

Kënga “We’re Good” e Dua Lipës ka arritur të radhitet e treta në këtë listë të publikimeve të reja.

Kurse kënga “Big” e Ritës në bashkëpunim me reperin Gunna, radhitet e pesta në këtë platformë.

Ndërkohë, artistë të tjerë që kanë zënë këtë listë me këngët e tyre të reja janë: 6BLACK, Taylor Swift, Karol G, Pink, A$AP Rocky dhe Nicky Jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat