Anne Hathaway tregon se ishte e fundit në listë për rolin në “The Devil Wears Prada”

Mediale Vip

Anne Hathaway tregon se ishte e fundit në listë për rolin në “The Devil Wears Prada”

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:24
Anne Hathaway

Anne Hathaway është njëra prej artisteve më të kërkuara në industrinë e filmit në Hollivud.

Aktorja amerikane 38 vjeçare ka habitur të gjithë së fundmi kur ka deklaruar se “i është dashur të luftoj me dhëmbë e thonj” për të fituar rolin e saj të madh në filmin e vitit 2016 “The Devil Wears Prada”, krahas aktores së madhe Meryl Streep.

Heathway gjatë një inteviste është pyetur nëse kishte ndonjë rol për të cilin është dashur të luftone për ta fituar, është përgjigjur se ishte e nënta në listë për rolin e saj si Andy Sachs në këtë film.

“Isha e nënta në listë për të marrë rolin në “Devil Wears Prada”. Por unë e fitova atë. Kurrë mos hiqni dorë!”, është shprehur ajo.

Aktorja Rachel McAdams ishte përzgjedhur e para për ta marrë rolin e Andyt në filmin komedi-dramë “The Devil Wears Prada” mirëpo ajo kishte hequr dorë më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat