Chrisy Teigenit nuk po i largohet mërzia pas humbjes së foshnjës vitin e kaluar

Mediale Vip

Chrisy Teigenit nuk po i largohet mërzia pas humbjes së foshnjës vitin e kaluar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:10
Chrisy Teigen dhe John Legend

Modelja e njohur Chrisy Teigen ka kujtuar foshnjën e saj të humbur gjatë shtatzënisë duke shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shkrun se sot do të ishte data kur do të duhej të vinte në jetë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend kishin planifikuar që ta quanin Jack foshnjën e tyre në ardhje mirëpo, shtatzënia ishte ndërprerë në shtator të vitit të kaluar, jashtë vullnetit të tyre derisa Chrisy ishte në javën e 20-të, raporton The Sun.

Çifti Teigen-Legend janë një prej çifteve më të lumtura të Hollivudit.

Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Luna 4 vjeçare dhe djalin Miles 2 vjeçar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat