Franco arrin marrëveshje për akuzat e ngacmimeve seksuale

Mediale Vip

Franco arrin marrëveshje për akuzat e ngacmimeve seksuale

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 07:38
Franco

Një zgjidhje e përkohshme është arritur në një proces gjyqësor që pretendonte se James Franco ka frikësuar studentet në një shkollë aktrimi dhe filmi, që e themeloi në situata seksuale dhe shfrytëzuese, kanë thënë avokatët e paditëseve të shtunën.

Të dyja palët paraqitën një raport të përbashkët statusi në Gjykatën Superiore të Los Anxhelosit, duke i thënë gjyqtarit se ishte arritur një zgjidhje në procesin gjyqësor të ngritur nga ish-studentet e shkollës, tani të shuar, “Studio 4”.

Aktoret dhe ish-studentet, Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilat filluan padinë për herë të parë më 2019, kanë rënë dakord të heqin dorë nga pretendimet e tyre individuale sipas marrëveshjes, thuhet nga gjykata.

Sipas procesit gjyqësor, Franco i kishte shtyrë studentet të performonin në skena seksuale para kamerave që ishin të papranueshme në sheshxhirimet e filmave në Hollywood.

Dy palët kanë diskutuar për disa muaj dhe është arritur marrëveshja, por nuk janë dhënë detaje e as nuk dihet për sa para bëhet fjalë në këtë marrëveshje.

Në një proces gjyqësor të mëparshëm, avokatët e Francos i kishin quajtur akuzat të rreme dhe që aktoret në fjalë kishin bërë diçka të tillë për ta marrë vëmendjen nga publiku. Ata kishin theksuar se Titer dhe Kaplan më parë ishin shprehur mirënjohëse për mundësinë për të punuar me Francon.

Pretendimet e shfrytëzimit seksual të paditëseve të tjera do të hidhen poshtë pa paragjykim, që do të thotë se mund të rishikohen, thuhej në raportin e statusit të përbashkët.

Franco, 42, i njohur më shumë për rolet në komedi me Seth Rogen, është paraqitur ulët që nga ngritja e akuzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat