Kim Kardashian trondit rrjetin sërish me ‘armën e saj të fortë’, fotot nudo

Mediale Vip

Kim Kardashian trondit rrjetin sërish me ‘armën e saj të fortë’, fotot nudo

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:36
Kim Kardashian

Kim di shumë mirë se si të bëjë bujë në rrjetet sociale, ashtu siç e di shumë mirë se si gjithë bota të flasë për të. Ajo është mësuar të jetë përherë në qendër të vëmendjes dhe divorci me Kanye West nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Kim ka postuar në Instagramin e saj këtë të premte foto nudo, të cilat krijojnë lehtësisht një vizion sensual në llogarinë e saj, por qëllimi është për të promovuar linjat e saj të kolme dhe, natyrisht, edhe linjën e getave ‘Skims Tights’.

Superylli 40-vjeçar, ulur në një sfond prej bambuje, nuk mban veshur asgjë tjetër veç getave që përputhen me tonin e lëkurës së saj pothuajse në mënyrë të përsosur.

Në një kohë kur vijon të ngjitet gjithmonë e më lart në rrjetet sociale, Kim sapo ka nisur mosmarrëveshjet me Kanye West për kujdestarinë e fëmijëve.

Pritet që në javët e ardhshme, seriali “Keeping Up With The Kardashians” të tregojë të gjithë historinë e çiftit që nga fillimi e deri te divorci i shumëpërfolur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat