Melissa McCarthy pjesë e kastës së aktorëve të filmit “Thor: Love and Thunder”

Mediale Vip

Melissa McCarthy pjesë e kastës së aktorëve të filmit “Thor: Love and Thunder”

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:29
Melissa McCarthy

Aktorja 50-vjeçare e cila njihet kryesisht për rolet në filma të zhanrit komedi, Melissa McCarthy, është spikatur në sheshin e xhirimeve të filmit “Thor: Love and Thunder”, bashkë me burrin e saj Ben Falcone. Ajo do ta luaj versionin e rremë të personazhit të ligë të quajtur Hela, e cila në filmin e kaluar “Thor” ishte sjell në ekran nga ylli i kinematografisë, Cate Blanchett.

Ylli i filmit “Spy” po ashtu luan në komedinë e ardhshme me superheronj, “Thunder Force”, krahas aktores Octavia Spencer. Ky projekt e rrëfen historinë e dy ish-mikeshave të cilat i rregullojnë raportet mes tyre, kur njëra bëhet me superfuqi.

Filmi i ardhshëm i studios Marvel, “Thor: Love and Thunder”, e sjell aktoren Natalie Portman duke e prezantuar personazhin e ri, The Mighty Thor, krahas superheroit të portretizuar nga Chris Hemsworth.

Portman për herë të parë ka luajtur në filmin “Thor” në vitin 2011, ku e portretizoi shkencëtaren Jane Foster e cila bëhet e dashura e superheroit Thor, i sjellë në ekran nga Chris Hemsworth. Më vonë ajo u paraqit edhe në filmin e vitit 2013, “Thor: The Dark World”, por jo edhe në atë të vitit 2017, “Thor: Ragnarok”.

Ndërkohë, regjisori i këtij projekti, Taika Waititi, së fundmi ka bërë shaka duke thënë se vazhdimi i ri sjell momente elektrizuese, të shkaktuara nga egoja e dy kryepersonazheve të sjella në film: Portman dhe Hemsworth.

Waititi gjithashtu e ka pranuar që është falënderues që pandemia e koronavirusit i ka dhënë kohë atij më shumë kohë ta perfeksionojë skenarin e filmit me buxhet të lartë.

Pak kohë mnë parë u bë e ditur se edhe aktori 50-vjeçar, Matt Damon, i është bashkuar ekipit të aktorëve të këtij projekti, të përbërë nga Chris Hemsworth, Natalie Portman, Chris Pratt, Tessa Thompson dhe Dave Bautista, edhe pse roli i tij në film nuk është zbuluar ende për publikun e gjerë.

Filmi i shumëpritur nga publiku, “Thor: Love and Thunder”, pritet të lansohet nëpër kinema më 11 shkurt të vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat