Krena dhe Sadina, dy miss-e 100 % shqiptare në një shtëpi

Mediale Vip

Krena dhe Sadina, dy miss-e 100 % shqiptare në një shtëpi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:00
Krena dhe Sadina

Ndonëse është përpjekur që familjen e tij ta mbajë larg rrjeteve sociale, aktori i “Portokallisë”, Flor Binaj ka ndarë sot në llogarinë e tij disa nga pozat më të bukura të dy vajzave më të rëndësishme në jetën e tij, bashkëshortes Sadina dhe vajza Krena.

Në fotot e publikuara të dyja vajzat kanë veshur kostume tradicionale shqiptare, duke sjellë kështu vlerat e vendit në një formë tjetër. Edhe vetë Flori si një djalë mjaft patriot që është duhet të jetë kënaqur pamasë kur ka parë këtë set sa artistik dhe me plot kuptim.

Ajo çfarë bie tjetër në sy është fakti se Krena e vogël është bërë një vajzë e madhe tanimë, e teksa rritet kthehet dhe në shoqen më të mirë të mamit.

Në një video surprizë për babin dhe gjyshin, Krena tregoi në emisionin ‘Ftesë në 5’ se po merr mësimet e para të pianos duke u kthyer në një artiste të vërtetë si babi.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat