Gigi Hadid eksperimenton me këtë ngjyrë të guximshme flokësh që mund të jetë trendi i pranverës

Mediale Vip

Gigi Hadid eksperimenton me këtë ngjyrë të guximshme flokësh që mund të jetë trendi i pranverës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:52
Gigi Hadid

Gigi Hadid ka hequr dorë nga flokët biondë me të cilët e mbajmë mend historikisht. Supermodelja e zëvendësoi ngjyrën e saj të preferuar me një ngjyre të re të kuqërremtë xhinxheri, që duket se është kthyer në fiksimin e saj.

Fansat mbetën të suprizuar, pasi Gigi nuk ka bërë një ndryshim kaq të madh asnjëherë. Mirëpo, duket se ajo u frymëzua për t'i lyer flokët në këtë ngjyrë pasi pa “The Queen's Gambit” në Netflix.

Pamjen e re e publikoi vetë Hadid në Instagram, ku fillimisht ndau disa fotografi gjatë procesit të lyerjes, ndërsa më pas publikoi pamjen e përfunduar. Ajo ia besoi pamjen parukierit Panos Papandrianos, i cili realizoi një ngjyrë të guximshme xhinxheri, që është perfekte për këdo që dëshiron të eksperimentojë me flokët e kuqërremtë, por nuk dëshiron një ngjyrë zjarri.

Në fakt, ndër ngjyrat me trendy të pranverës së këtij viti është pa dyshim kjo e kuqe xhinxheri. Duke qenë se e aprovoi edhe Gigi, s’na mbetet gjë tjetër për të thënë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat