Foto që tregon raportin që ka Jennifer Lopez me Marc Anthonyn pas ndarjes

Mediale Vip

Foto që tregon raportin që ka Jennifer Lopez me Marc Anthonyn pas ndarjes

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:36
Jennifer Lopez me Marc Anthonyn

JLo ka ruajtur raportet e mira me ish-partnerin.

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez çdo herë ka qenë emër shumë i komentuar edhe për jetën private.

Ajo tash e një kohë është në lidhje me Alex Rodriguez, me të cilin pritet të lidhë kurorë gjatë këtij viti, pasi iu prishën planet e martesës vitin e kaluar.

Së fundi, artistja ka postuar një fotografi të Marc Anthonyt bashkë me fëmijën e tyre, të përqafuar.

“Kur ata janë të mërzitur por nëna dhe babai janë aty. Ju dua, krenare me ju”, ka shkruar JLo sipër fotos.

Kjo tregon se edhe pse janë ndarë që prej 2014-ës, Jennifer dhe Marc ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat