“Nuk jemi armiq”, Stresi flet për herë të parë për arsyen pse bëri paqe me Noizy-n

Mediale Vip

“Nuk jemi armiq”, Stresi flet për herë të parë për arsyen pse bëri paqe me Noizy-n

Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:52
Stresi dhe Noizy

Largimi i Stresit drejt Anglisë dhe projektet e fundit muzikore nuk ishin të vetmet gjëra që e bënë Stresin të përflitej në media. Pak javë më parë, krejt papritur Stresi la të kuptohej se kishte përmbyllur kapitullin e armiqësisë disa vjeçare me Noizy-n.

Së fundmi, në një intervistë për “Prive”, reperi ka treguar arsyen pse i ka sheshuar mosmarrëveshjet me të, ndërsa theksoi se nuk e ka patur kurrë armik. Më tej, ai la të kuptojë se rregullimi i raportit me Noizy-n, ka ndryshuar gjërat me disa miq të dikurshëm.

“Kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Tani jemi në moshë të madhe dhe njerëzit kanë dasht me na parë keq mua dhe atë.

Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat