Brooklyn Beckham do të angazhohet në filmin e ri të Nicola Peltzit

Mediale Vip

Brooklyn Beckham do të angazhohet në filmin e ri të Nicola Peltzit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:37
Brooklyn Beckham dhe e fejuara Nicola Peltz

Brooklyn Beckham, djali 22-vjeçar i çiftit të njohur të showbizit, Victoria dhe David Beckham, do të punojë në filmin “Lola James” që është projekti i ri filmik i të fejuarës së tij, Nicola Peltz. Ajo përveç si aktore, vjen edhe në rolin e regjisores së këtij projekti.

“Ata janë një çift shumë kreativ, kurse Brooklyn e ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’i kap momentet e veçanta me aparatin e tij. Nicola do të jetë shumë e angazhuar rreth këtij filmi, dhe i fejuari i saj do të kujdeset që ta dokumentojë këtë aventurë të re për të”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i dyshes, për gazetën “Sunday Mirror”.

Puna rreth filmit tashmë ka filluar dhe varësisht nga suksesi i tij, filmi mund ta ndihmojnë Nicolan, që është vajza e miliarderit amerikan Nelson Peltz, të shndërrohet në një person tejet të rëndësishëm në Hollywood.

Filmi “Lola James” e rrëfen historinë e një vëllai dhe motre, të cilët e gjejnë veten duke u përballur me krizat e drogës. Ende nuk ka datë të caktuar të lansimit të këtij projekti nëpër kinema.

Në lajme të tjera, Brooklyn dhe Nicola, thonë se janë të vendosur të sigurohen që dasma e tyre të jetë një ngjarje intime dhe familjare.

Çifti u fejua pas tetë muajsh lidhje, dhe deri më tani janë dashur ta shtyjnë dy herë dasmën e tyre, për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat