“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, aktorja shqiptare ironizon ndjekësen

Mediale Vip

“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, aktorja shqiptare ironizon ndjekësen

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:32
Olta Gixhari

Në gushtin e vitit 2020, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin së bashku me partnerin e pagëzuan me emrin e bukur, Amar.

Aktorja e dashur për publikun, e cila tashmë jeton në Spanjë me familjen e saj, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Herë pas here ndan me ndjekësit momente mes jetës në Shqipëri dhe Spanjë.

Së fundmi, Olta ka postuar në “Instagram” një fotografi të ëmbël ku shfaqet së bashku me të voglin e saj. “Paqja ime”, shkruan ajo krahas kësaj poze kaq të bukur.

Image

E teksa fotoja ka marrë mijëra pëlqime e komente të bukura, ka nga ata që nuk rrinë dot pa kritikuar. Madje jo vetëm kritikojnë, por edhe ofendojnë.

“Idjote pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, i shkruan ndjekësja, së cilës aktorja e njohur i është kundërpërgjigjur me ironi: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat