Miriami Cani uron Presidenten: Arritje e madhe dhe historike për vajzat e gratë shqiptare

Mediale Vip

Miriami Cani uron Presidenten: Arritje e madhe dhe historike për vajzat e gratë shqiptare

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:14
Miriami Cani dhe Vjosa Osmani

Miriam Cani ka një urim të veçantë për Vjosa Osmanin.

Këngëtarja e njohur Miriam Cani, zgjodhi një video të bukur për ta uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes së Kosovës.

Ajo postoi videon ku Osmani shihet bashkë me dy vajzat e saj, duke kënduar këngën “Dhurata”, të Albanit e Miriamit.

Me këtë rast, ajo e uroi Presidenten, duke thënë se kjo është arritje e madhe dhe historike për vajzat shqiptare, që duhet të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë.

“Urime zonjes Vjosa Osmani e cila eshte zgjedhur si Presidente e Republikes se Kosoves. Nje tjeter arritje e madhe dhe historike per vajzat dhe grate shqiptare te cilat duhet te frymezohen nga nje ngjarje e tille e te besojne se cdogje mund te arrihet ne jete”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se projekti “Dhurata” ishte këngë të cilën Miriami dhe Albani ia dedikuan vajzës së tyre, Ameli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat