Reperi i “Whoa”, Black Rob ndërron jetë në moshën 51 vjeçare

Mediale Vip

Reperi i “Whoa”, Black Rob ndërron jetë në moshën 51 vjeçare

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:27
Black Rob

Reperi Black Rob, i lindur si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka vdekur në moshën 51 vjeçare.

Vdekja u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një video – mesazh emocionues të shtunën në Instagram.

“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. “Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”.

Ai shtoi, “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.

Mark kishte bërë javën e kaluar një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’.

Apeli filloi pasi komuniteti i hip-hopit u shqetësua për Robert, i cili e kujtoi të ndjerin DMX nga një shtrat spitali, në një seri videosh që përshkruanin shumë probleme të tij mjekësore.

Seritë e postimeve të Black Rob në Instagram u shpërndanë nga DJ Self javën e kaluar.

“Unë jam duke luftuar me këtë për pesë vjet. Katër goditje. Nuk di çfarë t’ju them… Unë nuk kam asnjë shtëpi për të jetuar”, tha reperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat