Grabitën qentë e Lady Gaga-s, arrestohen 5 persona

Mediale Vip

Grabitën qentë e Lady Gaga-s, arrestohen 5 persona

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:04
Lady Gaga

Pesë persona janë arrestuar për vjedhjen e dhunshme të dy bulldogëve francezë që i përkasin artistes amerikane Lady Gaga.

Në 25 shkurt, sulmuesit qëlluan personin që kujdesej për ta,  Ryan Fischer në gjoks dhe morën qentë e Lady Gaga, Koji dhe Gustav.

Z. Fischer iu desh të hiqte një pjesë të mushkërive, por i mbijetoi sulmit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të enjten, më 29 prill policia e Los Anxhelosit njoftoi se kishte akuzuar tre të dyshuar për vetë incidentin si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.

James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley - përkatësisht të moshës 18, 19 dhe 27 vjeç - janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.

Oficerët akuzuan gjithashtu 40-vjeçarin Harold White - babai i Jaylin White - dhe Jennifer McBride, 50 vjeç, për bashkëpunëtorë të vrasjes në tentativë.

Zonja McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas vjedhjes, pasi Lady Gaga kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 dollarë (359,000 £) për kthimin e tyre.

"Detektivët zbuluan se  McBride kishte një marrëdhënie me Harold White," thueht në njoftimin për shtyp të policisë në Los Anxhelos.

"Të katër burrat e akuzuar ishin "anëtarë të dokumentuar të bandës", thuhet në deklaratë.

Policia tha se të akuzuarit në momentin e sulmit, nuk e dinin që Z. Fischer punonte për Lady Gaga - emri i saj i vërtetë është Stefani Germanotta.

Por provat sugjeruan që ata e dinin "vlerën e madhe të racës së qenve", e cila ishte "motivi për grabitjen".

Z. Fischer ishte duke ecur me  tre qentë në një zonë rezidenciale të Hollyëood gjatë natës kur sulmuesit dolën nga një  makinë.

Ai u qëllua në gjoks me një pistoletë gjysmë automatike dhe dy prej qenve u morën. Një tjetër prej bulldogëve të Lady Gaga, Azia, ishte i padëmtuar në incident.

Z. Fischer më vonë e përshkroi Azinë si "engjëllin e tij mbrojtës" që i dha vendosmërinë për të mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat