Rita Ora sjell versionin akustik të “Bang Bang”

Mediale Vip

Rita Ora sjell versionin akustik të “Bang Bang”

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:18
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare solli të premten performancën e saj për Amazon Music.

Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo për momentin po qëndron në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale.

Rita po qëndron në Sidnej për momentin si gjyqtare e “The Voice Australia”. Së fundi këngëtarja tregoi se tashmë në youtube mund ta gjejmë këngën e saj “Bang Bang” në versionin akustik të cilën e interpretoi për Amazon Music.

Ajo tha se performanca e saj është shumë e veçantë dhe pyeti të gjithë fansat e saj se kush po e shijon performancën e saj në “Sydney State Theatre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat