Shengyl Ismaili: Edhe atëherë kur mendon që s’mundesh, prap mundesh…

Mediale Vip

Shengyl Ismaili: Edhe atëherë kur mendon që s’mundesh, prap mundesh…

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:25
Shengyl Ismaili

Shengyl Ismaili është një nga aktoret më të suksesshme që ka skena e kinematografisë, e jo vetëm.

Aktorja njihet për publikun e gjerë me rolin e Mafisë, në shoun “Prrallë me tupan”, ku arriti të luajë jashtëzakonisht mirë dhe të fitojë zemrat e shumë njerëzve.

Ajo ka tashmë një karrierë të suksesshme dhe bashkëpunime jashtëzakonisht të arrira, për të cilat është shprehur disa herë sa ka dhënë shumë mund që t’i realizojë.

Mafia pëlqehet shumë gjithashtu edhe për energjinë pozitive që përcjell, por edhe për stilin unik që ka.

Në secilën paraqitje ajo vjen me veshje interesante dhe shumë të qëlluara, që e karaketrizojnë vetëm atë.

Së fundi aktorja ka publikuar një fotografi, ku shihet e veshur me një fustan të kuq shumë të bukur dhe vihet re edhe modeli i ri i flokëve dhe ne mund të themi se po i shkon shumë.

“Nese mendon qe mundesh, mundesh, edhe atehere kur mendon qe s’mundesh, prap mundesh… A thashe najsen ?!” ka shkruar aktorja në mbishkrimin e fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat