Dua Lipa i lë pa fjalë të gjithë

Mediale Vip

Dua Lipa i lë pa fjalë të gjithë

Nga: A.M. Më: 11 maj 2021 Në ora: 23:06
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon sukseset në fushën e muzikës ndërkombëtare.

Ajo në natën e sotme po merr pjesë në ndarjen e çmimeve Brit Awards 2021 në O2 Arena të Londrës, shkruan "Bota sot".

Ajo në  sonte në ceremoninë “Bri Awards” ka fituar çmimin si artistja më e mirë në Britani.

Po ashtu, edhe albumi i saj u  u shpërblye me çmimin si albumi më i mirë.

Këngëtarja shqiptare  u ngjit në skenën e Bri Awards dhe foli për gratë në industrinë e muzikës.

Por, kjo nuk ishte e tëra nga Dua Lipa, shkruan "Bota sot"

Gjithashtu, Dua Lipa performoi në Brit Awards, duke sjellë me vete një seri pjesësh të këngës së saj “Future Nostalgia”.

 Seti filloi në një stacion tubash përpara se të kalonte në skenë.

Ylli i pop-it  perfotmoi edhe këngët “Don’t Start Now”, “Physical”, “Hallucinate”, “Pretty Please,” dhe "Love Again".

Gjatë performances Dua u shoqërua me një grup valltarësh, shkruan "Bota sot".

Kurse, Future Nostalgia i dha Dua Lipa çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në fillim të këtij viti. Albumi u pasua nga përmbledhja remix Club Future Nostalgia, lëshuar vjeshtën e kaluar.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat