Truku që përdori princeshë Diana për të prerë flokët, pa e vënë re askush

Mediale Vip

Truku që përdori princeshë Diana për të prerë flokët, pa e vënë re askush

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:18
Princeshë Diana

Flokët e shkurtër të princeshë Dianës frymëzuan shumë gra që t’i prisnin edhe ato, por nuk ka qenë gjithmonë aq e lehtë për të

Richard Dalton, parukieri i saj personal për shumë vite, shpjegonte se edhe ndryshimi më i vogël i flokëve të princeshës bëhej “lajm i faqes së parë”, prandaj atyre u duhej një taktikë për të ndryshuar flokët duke i bërë më të shkurtër, pa e vënë re askush.

Për më tepër, një princeshë nuk mund të eksperimentonte shumë me pamjen sepse kjo do kundërshtonte protokollet e mbretërisë, shkruan Marie Claire.

Në një intervistë për Town&Country, Richard foli gjerë e gjatë për punën e bërë me princeshën për më shumë se një dekadë dhe se si ai ishte “me të çdo ditë për 12 vite”.

“Çfarëdo që bëja me flokët e saj bëhej lajm kryesor. Duhet të ishim të dy shumë të kujdesshëm.”

Meqë edhe ndryshimet më të vogla tërhiqnin vëmendje të madhe, Dalton vendosi të bënte diçka që njerëzit s’do ta vinin re, citon Anabel.

“Ne filluam të prisnin një të katërtën e 1 inch gjatësie floku, herë pas here, me diferencë disa javëshe nga njëra-tjetra.” (1 inch = 2.54 cm)

Nga korriku në tetor, princeshë Diana dukej kështu:

Richard ishte gjithashtu njeriu që i dha princit Harry dhe princit William prerjet e tyre të para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat