Del fotoja e parë e 3 vajzave të “Sex and The City”-t të ri

Mediale Vip

Del fotoja e parë e 3 vajzave të “Sex and The City”-t të ri

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:05
Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis

Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis janë sërish bashkë. Pas kaq vitesh larg njëra-tjetrës, dje aktoret dhe mikeshat u bën bashkë për të parin lexim në tavolinë të “Just like that”.

Secila publikoi një foto në ‘Instagram-in’ e saj dhe na treguan sa të emocionuara ishin për gjithçka.

Fansat nga ana tjetër nuk kanë lënë pa komentuar ndryshimin e tyre me kalimin e viteve, duke i krahasur me foto e vjetra nga seriali.

Image

Kaq u desh që fansat te entuziasmohen, pasi xhirimet nisin shumë shpejt në New York, aty ku filloi gjithçka.

HBO ka ekskluzivitetin e filmit që risjell në vëmendje yjet botërorë dhe do të jetë e vetmja mënyrë për ta parë kur të lançohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat