Katy Perry dhe Orlando Bloom po shijojnë pushimet bashkë

Mediale Vip

Katy Perry dhe Orlando Bloom po shijojnë pushimet bashkë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 00:23
Katy Perry

Ylli i famshëm, Katy Perry dhe aktori i Piratëve të Karaibeve, Orlando Bloom, u panë gjatë javës së kaluar duke shijuar një mbrëmje romantike në Venecia të Italisë.

36 vjeçarja u shfaq mjaft elegante në mbrëmjen romantike në një varkë në qytet.

Ajo gjithashtu këto momente nuk hezitoi t’i ndante me ndjekësit e saj në Instagram ku postoi disa fotografi nga pushimet.

Këngëtarja dhe aktori filluan lidhjen e tyre nga janari i 2016-tës ndërsa një vit më vonë u ndanë.

Ata u kthyen zyrtarisht së bashku në vitin 2018, dhe një vit më vonë, ai i propozoi në ditën e Shën Valentinit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat