Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Mediale Vip

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:15
Rita Ora

Rita po vjen me një bashkëpunim.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombërare, Rita Ora, ka kohë që ka njoftuar se po punon rreth një projekti të ri muzikor.

Me anë të postimeve të fundit, artistja bëri të ditur se kënga e re është finalizuar dhe vjen në bashkëpunim me DJ Sigala.

“You For Me”, mban titullin kënga e re e Ritës në duet me DJ Sigala, e cila do të lansohet më 2 korrik bashkë me videoklipin e këngës.

Rita e paralajmëroi këngën me anë të një imazhi, ku shfaqet e veshur me një palë bikini të kuqe, syze e ombrellë me ngjyrë të njëjtë.

“Shumë e ngazëllyer të bashkëpunoj me një nga DJ e mi të preferuar, DJ Segala. Kush është gati për verë?”, shkruan ajo.

“Bang” titullohet mini-albumi i fundit i Rita Orës, të cilin fansat e saj e pritën shumë mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat