Gigi Hadid e shqetësuar për të ardhmen e vajzës, u dërgon një letër publike mediave dhe paparacëve

Mediale Vip

Gigi Hadid e shqetësuar për të ardhmen e vajzës, u dërgon një letër publike mediave dhe paparacëve

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 07:12
Gigi Hadid

Privatësia e fëmijëve në media sociale është mjaft e vështirë, sidomos për figurat e njohura. Supermodelja Gigi Hadid, së fundmi u ka drejtuar një mesazh mediave dhe paparacëve. Ajo kërkon që vajza e saj të rritet e lirë, pa u mbuluar në public në mënyrë që të shmangen fotot e padëshiruara. Gigi e drejton këtë thirrje për mbrojtjen e privatësisë të gjithë fëmijëve.

“Ndërsa foshnja jonë rritet ne duhet të kuptojmë që nuknmund ta mbrojmë dot nga çdo gjë, në të njejtën mënyrë që mund ta bënim kur ishte më e vogël. Ajo pëlqen të shohë botën! Në vizitat tona më të fundit në Nju Jork, ajo dëshiron të ndjejë rrezet e diellit. Ajo nuk kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë unë kam dashur ta mbroj atë. Unë vetëm dua që ajo të shoh qytetin, fëmijët e bukur dhe të larmishëm që ecin rrugët e NYC ... domethënë, pa stresin e cirkut mediatik që ndjek prindërit, të cilët janë figura publike.

E shkruaj të gjithë këtë për Paparazzi-t, shtypin dhe llogaritë e dashura të fansave, ju duhet ta dini që ne nuk e dëshirojmë fytyrën e vajzës sonë në media sociale. Dëshira jonë është ajo të mund ta zgjedhë vet se si ta ndajë veten, kur të arrijë moshën, dhe që të mund të jetojë sa më normale të jetë e mundur, pa u shqetësuar për një imazh publik që nuk ka e zgjedhur vet të pubkilohet. Kjo është gjëja që duam më shumë në këtë botë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse kamera juaj fotografon vajzën time, përdorni ‘blur’ në fytyrën e saj, në mënyrë që ajo ta eksploroj e lirë NYC. E di që kjo mund të jetë e vështirë për ju, por unë si një nënë e rë dua më të mirën për vajzën time, ashtu siç të gjithë prindërit e duan. Shpresoj që kjo thirrje të nxisë veprime për mbrojten e fëmijëve nga mediat sociale.

Dua të dërgoj një  ‘Faleminderit’ të madhe për të gjithë ata që kanë treguar respekt në momentin që unë u kam kërkuar të ndalojnë fotografitë ndërkohë që eci në një ambjent publik. E vlerësoj shumë këtë gjë.

Për një fëmijë, veprimet e paparacëve të pakontrolluara dhe dramatike janë frikësuese.

E vlerësoj nëse ju hiqni pak nga koha juaj për ta lexuar këtë thirrje dhe shpresoj të më kuptoni. Me dashuri, G

Modelja 26-vjeçare, dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me vajzën e tyre Khai, në shtator të 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat