“Mburrem që jam këtu”, çfarë po paralajmëron Dua Lipa: Është surprizë e madhe

Mediale Vip

“Mburrem që jam këtu”, çfarë po paralajmëron Dua Lipa: Është surprizë e madhe

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:05
Dua Lipa

Këngëtarja shumë e njohur, Dua Lipa në një konferencë për shtyp së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, foli për projektet e saj në muzikë dhe punët në bamirësi në Shqipëri dhe Kosovë.

Dukagjin Lipa: Kënaqësi të jemi këtu me ftesën e kryetarit, që e konsideroj mik personal, që në 2016 kemi bashkëpunuar, ne jemi proces të hapjes në Prishtinë të një fondacioni ku artistë e rinj do kenë mundësi të eksplorojnë aftësitë e tyre, urojmë ta kemi një të tillë edhe në Tiranë ndoshta në 2022. Ishte kënaqësi që Sunny Hill Foundation të jetë pjesë e saj.

Dua Lipa: Unë mburrem shumë që kam mundësinë me qen këtu, për të ndihmuar me çdo gjë mundem sidomos për shqiptarët që më kanë suportuar shumë, kështu që më bëhet shumë qejfi të jem këtu.

Cilët do jenë artistët në Sunny Hill?

Dua Lipa: Për çdo vit kemi artistë internacionale dhe shqiptarë. Nuk mund ta them kemi qejf ta mbajmë sekret është surprizë e madhe. Do jetë festival 4 ditor,

Dua Lipa: Po ndoshta e zgjat vizitën për të parë më shumë vende, për klip nuk e di kisha menduar me qejf.

Dua Lipa: Secili artist dhe shtet i kanë rregullat e veçanta dhe organizimi bëhet më i vështirë. Kemi bërë një kërkesë për hapësirë tjetër për festivalin, për shkaqe të pandemisë dhe emrat që kemi, sigurimet e tyre, pa lejen e qeverisë për tubime masive nuk është e lejueshme, dhe Kosova nuk e ka në ligj ende tubimet masive.

Ndoshta një cover, do kisha shumë qejf të provoja pse jo

E ka shumë ëndërr që në krejt botën të ndryshojmë stigmën për Kosovën dhe Shqipërinë që të ecim para dhe e marr me shumë seriozitet këtë punë.

Me festivalin Sunny hill paratë që merreni shkojnë në festivale të ndryshme dhe bamirësi. Duam të hapim një qendër arti në Prishtinë. Kena shumë ide dhe ëndrra dhe jemi të motivuar të punojmë, kjo nuk është gjëja e parë dhe e fundit.

Si ja dilni të jeni me këmbë në tokë?

Dua Lipa: Familja dhe shoqnia, ajo që bëj unë si punë është ëndrra ime, është gjëja që më lumturon më së shumti, po kush jam unë shpi jam veç Dua.

Për muzikën shqiptare, e ndjek.

Këngë të reja i kam gati për muajt që vijnë, shpresoj të pëlqehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat