“Goditi dhe dëboi lakuriq nga hoteli ish të dashurën”

Mediale Vip

“Goditi dhe dëboi lakuriq nga hoteli ish të dashurën”

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 06:43
Ryan Giggs, Kate Greville

Ryan Giggs goditi me shkelm në kurriz dhe më pas e dëboi lakuriq nga një dhomë hoteli ish të dashurën e tij gjatë marrëdhënies abuzuese 3-vjeçare me të.

Kjo ishte dëshmoi që tronditi një gjykatë britanike, ku ish-asi i Manchester United, sot 47 vjeç po përballet me akuzat e dhunës dhe abuzimeve ndaj ish-partneres së tij, Kate Greville, 36 vjeç.

Giggs akuzohet për dhunë fizike e psikologjike. Trajneri i Uellsit akuzohet gjithashtu për sjellje mbikëqyrjeje, përndjekjeje dhe abuzive gjatë marrëdhënies me Kate, që zgjati nga nëntori 2017 deri në nëntor të 2020. Ish-futbollisti akuzohet edhe për dhunë ndaj motrës së Kate, Emma Greville, të cilët thuhet se e ka sulmuar më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Vetë Giggs mohoi akuzat dhe tha se do të vazhdojë deri në fund betejnë për të pastruar emrin e tij. Sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë, Giggs dyshohet se ka goditur Kate në kurriz gjatë një zënke në hotelin Stafford në Londër. Më pas, ai i hodhi çantën e saj dhe e nxorri jashtë dhome lakuriq, pasi Kate e kishte akuzuar se po flirtonte me femra të tjera.

Ish-anësori i United dhe Uellsit akuzohet edhe për kërcënim të Kate përmes mesazheve në postën elektronike, si dhe për ngacmim të miqve dhe kolegëve të saj në punë, të cilëve u rrëfente jetën e tyre seksuale. Në një moment, sipas dëshmisë, kur Kate kërkoi që të ndahej prej tij, Giggs e përndoqi atë në palestër, punë dhe shtëpi.

Policia zbarkoi më 1 nëntor të vitit të kaluar në vilën 2 milionë euroshe të Ryan Giigs pas telefonateve që kishte marrë nga fqinjët e çiftit për zhurma e zënka. Aktualisht, Giggs është në liri me kusht dhe nuk duhet të kontaktojë as Kate dhe as Emma Greville, apo të shkojë në ndonjë nga adresat ku janë ato.

Ish-futbollisti u zëvendësua nga Robert Page në krye të Uellsit në europian, ndërkohë që nuk do ta drejtojë dot skuaadrën as për kualifikueset për botërorin, që luhen në shtator dhe nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat