E detyruan të divorcohej pas 55 orësh, ish bashkëshorti i Britney Spears: Ishte vetëm fillimi i asaj që do të ndodhte

Mediale Vip

E detyruan të divorcohej pas 55 orësh, ish bashkëshorti i Britney Spears: Ishte vetëm fillimi i asaj që do të ndodhte

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:40
Britney Spears, Jason Alexander

Martesa e Britney Spears me shokun e saj të fëmijërisë, Jason Alexander, në vitin 2004 shumë shpejt u kthye në historinë më qesharake të showbizit pasi u anulua vetëm dy ditë më vonë.

Dyshja u martuan bashkë në një ceremoni në orën 5:30 të mëngjesit dhe vetëm 55 orë pasi i kishin thënë “Po, përgjithmonë” njëri-tjetrit martesa e tyre mori fund.

Tashmë që po dalin në shesh të gjitha të vërtetat e jetës së Britney Spears, ish-bashkëshorti i saj ka treguar si qëndron e vërteta për ndarjen e tyre të papritur. Ai është shprehur se ishin disa forca kontrolluese që i detyruan që ata t’i jepnin fund martesës së tyre vetëm pas 55 orësh.

Ai është shprehur se shkatërrimi i martesës së tyre duhej të merrej më seriozisht asokohe dhe pranon se ajo ishte një shenjë e asaj se çfarë do të vinte më vonë për Britney Spears.

Vetëm 4 vite më vonë, Britney u mor nën kujdestari nga babai i saj, i cili tashmë akuzohet nga këngëtarja se i ka shkatuar gjithë dëmet në jetë.

“Disa burra veshur me të zeza, së bashku me nënën e saj dhe pjesëtarë të tjerë të familjes erdhën dhe na bënë të firmosnim një dokument nën presion për t’i dhënë fund martesës. Ne nuk donim ta anulonim. Ata na gënjyen. Ajo ishte e gjitha për të kontrolluar Britney-n dhe paratë e saj.

Ajo ka jetuar një makth shumë më keq sesa çdokush mund ta imagjinojë për shumë më gjatë sesa njerëzit e kuptojnë”, është shprehur Jason Alexander.

Ai ka shtuar se familjarët e Britney-t e kanë mashtruar për t’i dhënë fund martesës, sepse sipas tyre nëse ata do të vazhdonin të qëndronin bashkë, mund t’i shkatërronin karrierën Britney-t.

Alexander është shprehur se arsyeja kryesore pse firmosi dokumentat ishte sepse është rritur me idenë që të rriturit duhet të respektohen dhe se atë kohë ishte një “fëmijë naiv’ i cili e donte marrëzisht Britney Spears.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat