Gjira: Faj kanë kompanitë e fluturimeve, biletat e shtrenjta

Mediale Vip

Gjira: Faj kanë kompanitë e fluturimeve, biletat e shtrenjta

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:08
Argjira Kajtazi – Gjira

Për aksidentin tragjik të ditës së djeshme reagimet më të shumta ishin edhe nga këngëtarë të shumtë.

Mesin e tyre Argjira Kajtazi – Gjira, ka reaguar ashpër ndaj kompanive të fluturimeve duke ua lënë një pjesë të fajit atyre.

Ajo ka postuar në InstaStory një status ku thuhej se mërgimtarët po detyrohen të udhëtojnë me autobusë për 40 orë rrugë drejt vendlindjes dhe po ndodhin këto fatkeqësi arsyeja sepse janë shumë të shtrenjta biletat e aeroplanëve.

Ndërsa, bashkangjitur me shkrimin ajo ka shkruar: “Ka diqka t’vërtet ktu…”, duke qenë dakort me fjalët e huazuara.

Kujtojmë se nga ky aksident mbetën të vdekur 10 persona, dhe mbi 40 tjerë të lënduar, ku 10 prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat