Arsyet pse Jennifer Lopez ka një lëkurë perfekte (disa rregulla që të gjitha mund t'i ndjekim)

Mediale Vip

Arsyet pse Jennifer Lopez ka një lëkurë perfekte (disa rregulla që të gjitha mund t'i ndjekim)

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 07:11
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka zbuluar sekretet e saj të kujdesit për lëkurën.

Ajo ka një nga trupat më të lakmueshëm në Hollywood, por këngëtarja 52-vjeçare pranon se duhet shumë punë për t'u dukur aq mirë.

Një nga 'sakrificat' është qëndrimi larg alkoolit për të ruajtur lëkurën e shëndetshme.

Sekreti i saj për një lëkurë të bukur është thjesht të mos pini alkool. Për më tepër, ajo gjithashtu nuk konsumon duhan dhe kafeinë.

“Unë nuk pi alkool as kafe. Me kalimin e kohës ato e dëmtojnë lëkurën tuaj."  tha ajo  për Us Weekly.

Lopez, gjithashtu shmang daljen në diell, por kur del, sigurohet që të vendos krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit.

Kjo e ka ndihmuar lëkurën e saj të tregojë shumë pak shenja të plakjes. Për më tepër,  pi shumë ujë (posaçërisht pasi punon jashtë) dhe fle të paktën 7 ose 8 orë gjumë çdo natë.

 “Unë dua nëntë ose 10 orë gjumë të mira, por kurrë nuk mund ta arrij këtë. Kështu që shtatë ose tetë janë të detyrueshme. [Nëse nuk e marr atë] thjesht nuk ndihem mirë. Filloj të ndjehem e çmendur, jam emocionale dhe ndjehem e lodhur gjatë gjithë kohës.”

Vaji i ullirit është përbërësi i preferuar i bukurisë në të gjitha kohërat e familjes së saj.

I gjithë koleksioni i JLo Beauty bazohet në një sekret familjar të nënës dhe tezes së Lopez: vaji i ullirit.

Ajo e rekomandon përdorimin e tij për hidratimin e lëkurës, flokët dhe mbrojtjen antioksiduese. 

Gjithashtu dieta ushqimore dhe aktiviteti i rregullt fizik luajnë rolin e tyre në pamjen e admirueshme të J.Lo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat