Aurora Baku vjen me potpuri, një bashkëpunim mjaft i bukur

Mediale Vip

Aurora Baku vjen me potpuri, një bashkëpunim mjaft i bukur

Nga: Maksim Gjoka Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:26
Aurora Baku

Nuk është në skenë rastësisht por e shkolluar me muzikën dhe pasionin e saj më të madh që e vogël.

Kjo është këngëtarja Aurora Baku e cila venlindjen e ka nga Laçi vendlindja që falë mësueses në atë kohë Fitnete Zifa i mësoi teknikat e kantos, e sot ka 23 vjet që vepron dhe jeton në Itali pa ndalur ku për 10 vite ushtroi e këndoi këngë të huaja me një orkestër italiane.

Aurora ka 2 vjet që këndon këngë shqipe e ftuar kudo. Këtë herë ka ardhur me super potpuri në bashkëpunim me këngëtarin Artur Yzeiri ku që në orët e para të publikimit ka nisur të pëlqehet mjaft e ku interpretimi i dy artistëve gërshetohet mjaft bukur me zërat e tyre ndërsa pamjet e videos mjaft të përshtatur na sjellin pazarin e bukur e të vjetër të Krujës.

Aurora ka në tregun muzikor edhë këngë të tjera si " Kjo zemër" e realizuar nga Studio De Vox dhe Rozana Radi, " Hajde hajde" nga i madhi Gzim Mneri e kënga tjetër orkestruar nga maestro e kantos së vetë këngëtares Saimir Sula me titull " Loku im". Këngëtarja me zërin e veçanta Aurora Baku nuk harron kurrë të falenderoj për sukseset e saj Zotin, familjen e saj dhe me shumë mirënjohje profesorit të saj Sajmir Sula.

Gjithashtu këngëtarja nuk harron të falenderojë dhe organizatirin të festave Siena Andrea Carungu ku i besuan dhe ka pasur fat të punojë me ta nëpër koncerte, dhe falenderon edhe kolegen e saj Ada Lukën. Këngën potpuri mund ta shihni e ta ndiqni e mund ta bëni tuajën sidomos në festat dhe dasmat në këtë sezon duke e klikuar më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat